Analize Historiku (albanian)
Autor: alba • July 7, 2011 • Case Study • 2,808 Words (12 Pages) • 1,516 Views
HISTORIKU
Ne nje nga dokumentet e Aqipeshkut te Shkodres behet fjale per hapjen e Spitalit Austro-hungarez me daten 25 tetor 1891 ne shtepine e nje shkodrani Kole Krroqi.Kjo ndertese ishte ne rrugen Sh.Gjecovi, aty ku deri vone ka qene dispaseria anti TBC dhe populli deri vone e ka quajtur “Rruga e spitalit”.
Ne vitin 1890 ne nje dokument te Ministrise se Jashtme te Austrise subvencionimi i pare per spitalin eshte i vitit 1890 dhe behet fjale per 972 franga ari. Me 1893 buxhetit i shtohen ehde 405 franga ari per shtesat e ambjentit dhe per permiresimin e paisjeve.Sipas te dhenave spitali u pajis me te gjithe mjetet e duhura, sic do spital jashte vendit qe u drejtua nga mjeke te zote e me experience mjekesore dhe administrative.
Sipas konsullit Austro-hungarez ne Shkoder, Teodor Ipper (1894-1906) ne spital sherbenin 3-4 mjeke dhe si infermiere 4 murgesha kroate.Spitali kishte 40 shtreter.Drejtor i pare i tij ishte vjenezi Rudolf Shumid.
Ne korrespondencen e konsullit me ministrin e jashtem te vjenes thuhej se spitali funksionon shume mire dhe se populli ishte i kenaqur.Jane mjekuar te semure me malarje,TBC,semundje lekure, sifiliz,dhe semundje sysh.Ecuria e Spitalit ka shkuar gjithnje e ne rritje.
Viti 1890 1900 1901 1902 1903 1904 1905
Nr i te shtruarve 179 231 238 259 295 330 439
Me 1904-1905 Spitali u plotesua me anekse ku pjesen kryesore e zinte salla e operacionit. Spitali i Austro Hungarise ka financuar pa nderprerje deri me 1918,pra per 28 vjet rreshtduke lene pershtypjet me te mira ne popullin e Shkodres.
Ndoshta per konkurencen ne kete pjese te Ballkanit ne vitin 1900 edhe italianet hapen nje spital ne qytetin e Shkodres te financuar nga shteti Italian. Spitali Italian “Princesha Jolanda” kishte nje kapacitet prej 12 shtreterish por drejtohej nga mjeke me experience. Pas termetit te 1 Qershorit 1905 per nevoja te rritura te popullit,Spitali shtoi prane vetes nje poliklinik per vizita dhe mjekime ambulatore.Duhet thene se aktiviteti i ketij Spitali ishte me i vogel se ai Austro-hungarez por ai vazhdoi punen pa nderprerje deri ne vitet e Mbreterise Shqiptare.
Spitali Civil i Shkodres u hap me 1909 si rezultat i perpjekjeve te Bashkise se Shkodres.Spitali u vendos ne nje shtepine private te avokat Shefqet Bekteshit.Ishte 2 kateshe me 4 dhoma dhe me kapacitet 25 shtreter.Ne kete spital filloi pune Dr.Bahri Qadhiu.Ne kujdesin e Bashkise Shkoder rriti kapacitetin e tij nga viti ne vit dhe u pajis me mjete te reja dhe sale operacioni. Kur u proklamua pavarsia e Shqiperise i vetmi qytet me Spital ishte Shkodra.
Nje hap cilesor ne punen e Spitalit te Bashkise ishte ardhja e Kryqit te Kuq Amerikan me 4 mjek dhe infermiere ne vitin 1921 deri 1931.Gjate ketij 10 vjecari ne kete Spital
...