Amazon.Com
Autor: eranda • February 24, 2016 • Case Study • 4,129 Words (17 Pages) • 1,197 Views
Tabela PËrmbledhese
Falenderime...............................................................................................................fq.
Hyrja..........................................................................................................................fq.
Permbledhja ekzekutive.............................................................................................fq.
Hipoteza.....................................................................................................................fq.
Objektivat e studimit..................................................................................................fq.
Metodologjia..............................................................................................................fq.
- Kapitulli i parë :
- Çfarë është Bursa ose tregu i Kapitaleve...........................................fq.
- A ekzisron Bursa...................................................................fq.
- Baza Ligjire dhe Institucionale............................................fq.
- Kapitulli i dytë :
2. Çfarë është bërë më Bursën deri sot....................................................fq.
2.1. Pse nuk funksionon Bursa e Tiranës...................................fq.
2.2. Tregu i aksioneve, tërësisht informal..................................fq.
2.3. Krahasime me disa vende te zhvilluara............................fq.
- Kapitulli i tretë :
3.Analize e pyetesorit
Falenderime
Si fjalë e parë në këtë punim, falenderoj familjen që më ka ndihmuar të arrij në këtë pikë të studimeve të mia dhe të kem rastin të punoj këtë temë diplome, me të cilën edhe formalisht shënoj përfundimin e studimeve të mia në Fakultetin Ekonomik.
Pastaj, falenderoj Prof. Kleida Tufi për ndihmën e ofruar gjatë punimit të kësaj teme.
Është një kënaqësi e imja tju falenderoj të gjithëve si staf akademik për të gjithë atë çka keni bërë, që unë të arrijë ti përfundoj me sukses studimet.
Rruga për të arritur gjer këtu ishte e gjatë dhe e vështirë, dhe vetëm pa ndihmën e miqve te mi nuk do ia kisha dalë.
Faleminderit...
Hyrje
Vendet e Ballkanit Perëndimorë po synojne në tregjet ndërkombëtare të kapitalit si burim financimi. Investuesit në këto tregje para se të vendosin për dhënien e një huaje i referohen vlerësimit të riskut të kredisë. Agjensitë e mëdha të vlerësimit kategorizojnë nivelin e riskut që paraqesin titujt e borxhit jo vetëm të emetuesve tregtarë (siç janë firmat), por edhe të shteteve. Vlerësimi i riskut të kredisë për shtetet llogarit probabilitetin e mosshlyerjes së borxhit të marrë prej tyre, i kushtohet vëmendje e veçantë jo vetëm sepse disa nga aktorët më të rëndësishëm në tregjet e kapitalit janë shtete të caktuara, por edhe sepse ky vlerësim përbën bazën për përcaktimin e riskut për emetues të tjerë nga i njëjti vend.
...